Me rikthimin e Jozit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” gjërat mes tij dhe Loredanës kanë ndryshuar totalisht. Banori ka vendosur që të mos qëndrojë më pranë saj dhe të ndahet nga ajo.
Kujtojmë se Jozi dhe Loredana krijuan një lidhje dashurie aty brenda, por me rikthimin e tij në lojë për çmimin e madh, duket se ai mban një qëndrim krejt ndryshe nga hera e parë.
Teksa Loredana kërkon shpjegim dhe dëshiron që t’i qëndrojë pranë, Jozi nga ana e tij e shmang dhe i kthen përgjigje që asaj nuk i pëlqejnë. E ditën e sotme ajo ka shpërthyer, ku madje në një moment teksa banori ishte te dhoma e grimit duke rregulluar vetullat, ajo ka shkuar pranë saj dhe i ka përplasur pranë kanaçen e Lori Caffe që kishte në dorë.
“Jozi kërkoi dhomë private dhe unë…”/ Ola i kthehet keq Loredanës: Të mbaronte punë dhe pastaj radha…
Pjesë nga debati:
Loredana: Si t’a prish disponimin ti, nuk t’a prish njeri. Ça të kam bërë unë ty të më përgjigjesh ashtu? Unë me të mirë e ti me të keqe, ça ke o njeri, ça ke?
Jozi: O idiote ça je duke bërë? Ti vajzë mos hajde më me na bërë gjeste këtu se do të fusim në tenxhere pastaj
Loredana: Mbylle. Hera e fundit që më përqesh, hera e fundit që më flet
Jozi: Do qesh se nuk ma ndal buzëqeshjen ti, e mos mu afro 5 metra afër
Loredana: Hera e fundit
Jozi: Hera e fundit që më vjen 5 metër afër
Loredana: Për çfarë arsyeje?
Jozi: Se dua
Loredana: E more parasysh se do të vije këtu brenda, i ke marrë parasysh lojërat e shpifura të tuat?
Jozi: Nuk është shtëpia jote
Loredana: Kur tjetra të flet mirë dhe me civilizim, ktheja njësoj