Jozi, një prej konkurrentëve të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendje për komentet e tij të ashpra dhe të rënda ndaj banorëve të tjerë, sidomos femrave.
Shpeshherë ka debatuar me Livian, duke përmendur prejardhjen e saj nga komuniteti rom, por duket se përplasjet më të forta i ka pasur me këngëtaren Rozana Radi.
Gjatë një bisede të mëparshme, Jozi e kritikoi hapur Rozanën, duke bërë disa deklarata seksiste që bënë xhiron e rrjetit dhe për të cilat kërkoi falje publike duke u betuar se më tej do të ishte si nip për Rozin.
Gjatë një diskutimi me Gertën, Jozi u shpreh se nëse dritat në Big Brother fiken vetëm për 5 minuta, e shqyen Rozanën.