Ju del gjumi papritur midis orës 3 dhe 5 të natës? Ja çfarë do të thotë

0

Çdo orë që kalon ka një rëndësi të caktuar pasi çdo numër ka një vlerë, kuptim, simbol ose sinkronizim. Nëse zgjoheni veçanërisht midis orës 3 dhe 5 të mëngjesit, ka të ngjarë që të jeni në mes të një zgjimi shpirtëror. Në vend që të flini përsëri, mund t’i kushtoni vëmendje mendimeve dhe ndjenjave tuaja në këtë kohë pasi ato mund të zbulojnë shumë. Zgjimi midis orës 3 dhe 5 të mëngjesit pa alarm ka të bëjë me meridianin e energjisë që kalon nëpër mushkëri.

Stresi ose mërzitja mund të rëndojnë dhe shkaktojnë një çekuilibër të energjisë së mushkërive. Ky mund të jetë në vetvete një mesazh. Mund të jetë shpirti juaj që përpiqet të shprehë nevojat e tij shpirtërore të paplotësuara. Mund t’ju kërkojë të lidheni përsëri me të në mënyrë që të gjeni prehje të brendshme. Mendoni se mushkëritë tuaja kërkojnë ndihmë dhe ndërgjegjësimin tuaj.
Zgjimi në orën 3 të mëngjesit – Numri 3 lidhet me engjëjt. Engjëjt ndonjëherë përpiqen të dërgojnë një sinjal që transmeton dashuri dhe energji të mira tek ju. Ata gjithashtu ndonjëherë përpiqen të lidhen me thelbin tuaj. Për shembull, nëse shihni numrin 3, tre herë ose zgjoheni në orën 3:33 të mëngjesit, ju merrni vlerën 9 (3 + 3 + 3) që tregon se një bekim po ju vjen. 333 është një numër që tregon rritje dhe thyerje të barrierave.

Zgjimi në 4 të mëngjesit – Kjo është koha në të cilën temperatura e trupit tuaj është më e ulët, kështu që ju mund të zgjoheni sepse trupi juaj është ose shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë. Megjithatë, mendja juaj mund të jetë gjithashtu e çekuilibruar dhe e humbur në dualitet, si për shembull mes të qenit të ftohtë ose të nxehtë. Numri 4 është gjithashtu një numër i ndërgjegjshëm me fokus sigurinë afatgjatë. Në numerologji, numri 4 mund t’ju shtyjë të përqendroheni, bën të ditur xing.al. Ndoshta ju jeni përpjekur të bëni shumë në të njëjtën kohë dhe kjo po ju pengon të ndërtoni një themel të fortë për të qëndruar.

Zgjimi në orën 5 të mëngjesit – Pyete veten nëse ke qenë shumë kritik ndaj vetes kohët e fundit. Numri 5 ka qenë simboli i dashurisë dhe martesës që nga kohërat e lashta. Kjo përfshin dashurinë për veten. Besoni vetes. Nëse numri 5 ju shfaqet, engjëlli juaj mbrojtës mund të ketë gjithashtu një mesazh për jetën tuaj të dashurisë. Është gjithashtu numri i engjëllit për besnikëri. Ushqeni veten dhe marrëdhëniet tuaja me dashuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu