Jori Delli dhe Beniada janë dy personazhet që u bënë të njohura për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së tyre në Big Brother Vip.
Dy vajzat janë spikatur për sensin e tyre të mirë të humorit dhe këtë gjë vazhdojnë ta tregojnë me postimet e tyre të shpeshta në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, Jori ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video të Beniadës, në të cilën shihet duke kërcyer.
Jori ka vendosur të bëjë një kërkesë publike, duke kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj që t’i gjejnë një burrë Beniadës.
“Ju lutem… Kërkoj burrë për Benin se po shkallon”, ka shkruar Jori bashkangjitur videos së postuar në Instastory.
Kujtojmë që Beniada ka qenë në një lidhje dashurie me vëllain e Arbër Hajdarit, Blerti Hajdari.