Kryetari i Bashkisë së Kievit, ish-boksieri Vitali Klitschko u ka kërkuar mijëra protestuesve në qendër të Londrës që qëndrojnë me Ukrainën.
Një turmë e madhe njerëzish, duke përfshirë edhe ukrainasit që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar marshuan në rrugët e Londrës për t’u solidarizuar me Ukrainën.
Klitschko përmes një lidhje live nga një bunker ushtarak në Kiev u shfaq në monitorin përpara turmës duke u kërkuar atyre të mbrojnë të njëjtat parime me ukrainasit.
“Ju lutemi qëndroni së bashku me vendin tonë, qëndroni së bashku me Ukrainën”.
Ambasadori i Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar, Vadym Prystaiko, i tha turmës: “Ju bëj thirrje që të vazhdoni punën e mirë, ndihmën ushtarake dhe humanitare. Sanksionet duhet të vazhdojnë derisa ekonomia ruse të ndalet në rrugën e saj.”