Ish kryeministri, Sali Berisha: Kur debaton këtë temë, mendja para së gjithash të shkojnëtek minoritetet që jetojnë ndër shekuj në Shipëri. E vërteta është se ata kanë qenë në këto 8 vite më të diskriminuar të Europës. Jo me ligje, por me praktika diskriminuese. Shkoni pak në zonat minoritare, kontrolloni pak cilat janë investimet e bëra nga qeveria qëndrore në këto zona. Zero! Është ndjekur politika e shpërfilljes totale. Ju për statistikë jeni të gatshëm të regjistroheni si minoritarë. Kjo është situata me minoritetet, por a është kjo e shkëputur? Jo! Ky është regjimi i diskriminimit. Fëmijët privohen nga shkollimi dhe arsimi. Ju i diskriminoni ata për faktin e vetëm se janë të varfër. Të diskriminuar janë demokratët, me një të rënë të lapsit u hoqën nga ndihma ekonomike mbi 20 mijë familja në Kukës. Është qarku që prodhon më shumë miliarda se çdo qark tjetër, por është qarku më I varfër në Europë.
Ballina AKTUALITET “Ju për statistikë jeni të gatshëm të regjistroheni si minoritarë”, Berisha kritika...