‘Ju prehtë shpirti në paqe’! Xhovana Nikolli reagon pasi Enea Thomaraj humbi jetën

0

Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjete sociale lidhur me vdekjen e fqinjit të saj, Enea Thomallari, i cili ndërroi jetë sot pas 3 muajsh në koma.

I riu u plagos rëndë në derën e shtëpisë së Xhovanës nga një sulm me tritol që u shkaktua për shkak të deklaratave që ajo bënte nëpër rrjete sociale për Nuredin Dumanin. Nga ky sulm ishte shënjestër Xhovana Nikolli, mirëpo e pësoi i ndjeri Enea Thomaraj i cili ishte krejtësisht i pafajshëm lidhur me ngjarjen.

Edhe pse shkaktare e tragjedisë, Xhovana reagon e prekur nëpër rrjete sociale. Ajo ka vendosur në foton e profilit një shirit të zi dhe shkruan në Instastory se i shpreh ngushëllimet familjes së Eneas.

“Ngushëllime familjes së Eneas. Zoti ju dhëntë forcë të përballoni këtë dhimbje…Ju prehtë shpirti në paqe”, shkruan Xhovana Nikolli në Instastory.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu