Ramzan Kadyrov, lideri i republikës ruse të Çeçenisë, ka deklaruar se do të ketë një ofensivë nga forcat ruse jo vetëm në portin e rrethuar të Mariupolit, por edhe në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.
“Do të ketë një ofensivë… jo vetëm në Mariupol, por edhe në vende të tjera, qytete dhe fshatra”, tha Kadyrov në një video të postuar në Telegram, raporton Reuters.
“Luhansk dhe Donetsk do t’i çlirojmë plotësisht në radhë të parë… dhe më pas do të marrim Kievin dhe të gjitha qytetet e tjera”.
Kadyrov, i cili shpesh e ka përshkruar veten si “ushtari këmbësor” i presidentit rus Vladimir Putin, tha se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për Kievin. “Unë ju siguroj: Asnjë hap nuk do të hidhet pas“, tha Kadyrov.