Aktori i humorit Julian Deda, njëherazi edhe mbështetës i “Rithemelimit” të drejtuar nga Sali Berisha ka ironizuar në rrjetet sociale Kuvendin Kombëtar të demokratëve të drejtuar nga Lulzim Basha.
Aktori është “tallur” me ndryshimet e reja statusore të PD. Sipas këtyre vendimeve Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar demokrat përpos postit si kryetar partie. Për Julian Dedën, Bashës i bien mbi supe të gjitha postet këtej e tutje, edhe ai i marangozit apo hidraulikut.
Postimi:
Kuvendi i Lulit vendosi postet e reja ne PLG (Partia e Lul Gropes):
Luli – kryetar
Luli – kryetar grupi
Luli – sekretar
Luli – anetar
Luli – marangoz
Luli – hidraulik
Luli – roje
Luli – shites
Te tjeret te hane bar..!
E gjitha nen moton “ska si dora jote”.