Sonte me urdhër të SPAK është arrestuar në Durrës Jurgis Çyrbja. Ai u arrestua rreth orës 18:45 minuta, kur ish-deputeti ishte në shoqërinë e shoferit. Çyrbja u mbajt fillimisht në Drejtorinë e Durrësit, ku agjentët e BKH kryen veprimet e para hetimore, e ku nesër do të paraqitet në gjykatë për masën e sigurisë. Çyrbja ka dalë në komunikimet e Sky Ecc. SPAK ka marrë informacione nga autoritetet belge, franceze etj për komunikimet e kryera në Sky Ecc.
Po kryhen kontrolle në banesën e Jurgis Çyrbjes dhe në Shijak, për personazhe të tjerë të dyshuar të krimit. Arrestimi i sotëm nuk lidhet me denoncimin e PD për shpërdorim detyre. Gjithashtu është sekuestruar makina dhe celulari i ish-deputetit të PS. Çyrbja po transferohet drejt Tiranës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës.