Justin Bieber, – është gati të bëhet baba, rrëfen planet për zgjerimin e familjes

0

Justin Bieber është gati të bëhet baba. Në dokumentarin e tij të ri “Justin Bieber: Our World”, që debutoi të Premten, këngëtari 27-vjeçar tha se dëshiron një fëmijë me gruan e tij, Hailey.  Këngëtari tha: “Unë dua të vendos qëllime dhe të argëtohem duke i arritur ato. Familja vjen e para dhe shpresoj se do të ketë edhe një fëmijë.”

Çifti i famshëm ndezi spekulime muajin e kaluar kur këngëtari preku barkun e gruas së tij në tapetin e kuq gjatë Met Gala në Nju Jork. Burimet thanë për mediat e huaja se Hailey nuk është shtatzënë dhe se gjesti i dashurisë është keqinterpretuar.

Burimi tha: “ Hailey është super e fokusuar në karrierën e saj tani dhe nuk është me nxitim për të pasur fëmijë. Sigurisht që ata kanë folur për të ardhmen e tyre dhe ndërtimin e një familje së bashku një ditë, por të dy janë të zënë me punë tani.”

Justin Bieber Says He Finally Found A Family When He Married Hailey - GraziaJustin and Hailey Bieber Matched in Black Outfits at the 2021 Met Gala

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu