Justin Bieber thuhet se i ka dhënë fund miqësisë së tij me Kanye West pasi CEO i Yeezy sulmoi me fjalë gruan e tij, Hailey Bieber, në rrjetet sociale.
Disa burime thanë për TMZ të shtunën se këngëtari i “Peaches”, 28 vjeç dhe themeluesja e Rhode Skin, 25 vjeçare, të dy mendojnë se West, 45 vjeç, shkoi ‘shumë thellë’ dhe se ata janë ‘të lënduar’ nga komentet e tij.
Justin, në veçanti, beson se ai ka qenë gjithmonë mbështetës i reperit “Can’t Tell Me Nothing”, por ndjen nevojën për të mbrojtur bashkëshorten e tij.
Reagimi i Kanye erdhi pas kritikave që Hailey ia bëri reperit për shkak të bluzave “White Lives Matter”.
Krijuesi i hitit “Heartless” pas asaj që tha modelja e akuzoi atë për operacione plastike.
Reperi i “Jesus Walks” ndau po ashtu një artikull të vitit 2016 që flitej për një lidhje mes Haileyt dhe Drake dhe krahas tij shkroi një mesazh për Justinin, ku tha: “Merre vajzën tënde para se të zemërohem.
Çifti – të cilët janë martuar që nga viti 2018 – mendojnë se West “kapërceu kufirin” sepse Hailey nuk e përmendi kurrë atë me emër në mbrojtje të shoqes së saj.
Ata gjithashtu pretendojnë se Hailey nuk ka bërë asnjëherë ndërhyrje në hundë.
Miqësia e Justin dhe West ndërkohë daton shumë vite më parë dhe të fundit paraqitje bashkë e patën në vitin 2021.
Kanye këtë kohë ka qenë një nga emrat më të zëshëm në rrjete sociale duke sulmuar edhe emra të tjerë të famshëm në tregun ndërkombëtar.
Ai pretendoi se Yoon Ahn ka fjetur me ASAP Rockyn, akuza këto që i hodhi poshtë menjëherë stilistja amerikane.