Kur kanë mbetur edhe 15 ditë në mbylljen e merkatos së janarit, skuadra e Juventusit po kërkon me patjetër një qendërsulmues.
Emri i Icardit apo i Depay-t është sfumuar dhe për momentin klubi bardhezi është drejtuar nga Rusia ku në skenë ka dalë emri i Sardar Azmoun, sulmuesi nga Irani i cili luan te Zenit dhe që i përfundon kontrata në muajin qershor.Juventus ka gati një ofertë pak më të ulët, duke përfshirë edhe bonuset dhe pret përgjigje javën e ardhshme.