Juventus mund 4-1 Sampdorian për t’u kualifikuar në çerekfinalen të Kupës së Italisë. Lojë pa histori në Torino ku në minutën e 25′ do të vinte goli i parë. Cuadrado u tregua i saktë nga goditja e dënimit, devijuar nga futbollisti i Sampdorias Bereszynski. Në pjesën e dytë, Rugani dyfishoi gjithçka fal një goli me kokë në minutën e 52.
Conti krijoi idenë se historia mund të ndryshonte pasi shënoi golin që e çoi rezultatin në 2-1. Megjithatë, Juventusi mori frenat e lojës në dorë dhe thelloi rezultatin me Paulo Dybala.
Pokerin e finalizoi Morata në minutën e 77, duke vulosur edhe rezultatin final të takimit. Kështu Juventus kalon në çerekfinale dhe do të përballet në fazën tjetër me fituesin e ndeshjes Sassuolo-Cagliari.