“Ka ambicie përtej LSI-së “, Kryemadhi zbulon planin e Metës pas përfundimit të mandatit si president

0

“Ilir Meta ka thënë do flasë vetë kur të ikë nga zyra e presidentit. Janë edhe shumë prapaskena të tjera për të krijuar destabilitet. Nuk më takon mua të analizoj këtë gjë. Mendoj që Meta nuk është thjesht çështje rikthimi në LSI. Ai del më tej se LSI në mendimin tim”, deklaroi ajo.

Ajo tha se nuk e ka konsumuar këtë bisedë me Metën pasi që prej djegies së mandateve ai nuk ka më besim te politik te e shoqja.

“Për hir të së vërtetës jam e bindur që nuk e konsumon një gjë të tillë, besimi im politik tek ai është zero. Jam e bindur që Meta nuk bën kurrë gabime. Edhe nëse bën gabime i bën për të testuar.

Nuk besoj se ka të bëjë me 6 Marsin. Populli i 2 Marsit ka qenë më shumë në Tiranë. Populli i PD kishte urdhër të mos dilte në shesh më 2 Mars”, deklaroi Kryemadhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu