Kryetari aktual i Partisë Demokratike reagoi menjëherë pas përfundimit të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në Devoll, ku përmendi se akuzoi Bashën se do t’i publikojë dosje të tjera kundër tij duke i përmendur dhe investimin në portin e Durrësit.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Basha shprehet se ish-lideri historik i Partisë Demokratike nuk mund të zgjidhë dot problemin personal të shpalljes “non-grata” nga SHBA duke “trilluar e shpifur”. Kreu i selisë blu shton se ekziston vetëm një dosje, ajo e ndalimit të hyrjes së Berishës në SHBA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Basha përsëriti se Berisha po përdor Partinë Demokratike si mburojë për interesat e tij personale.
MESAZHI I LULZIM BASHëS:
Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.