Ka EMRA të njohur të krimit! Detaje nga aksioni i SPAK, e përfshirë dhe anti-mafia italiane

0

Detaje të reja janë mësuar lidhur me aksionin e SPAK në disa qytete të vendit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për 42 urdhër arreste të prera për persona që mendohet se kanë trafikuar lëndë narkotike dhe janë të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale që kanë tronditur vendin por ende nuk dihen detaje. Në vendin tonë, operacioni është zhvilluar gjatë orëve të para të mëngjesit në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë, por në hetime janë përfshirë edhe autoritetet italiane. Deri më tani mësohet se 6 të arrestuar janë nga Vlora, ndërsa një tjetër ka qenë i arrestuar më herët. Po ashtu, të njëjtat burime flasin për emra të njohur të trafikut të narkotikëve, të cilët pritet të shoqërohen në vijim drejt Tiranës, ku do të hetohen nga SPAK.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu