Ka emrin e Maldinit, legjenda e Milanit uron personalisht talentin shqiptar të Arsenalit

0

Maldini Kacurri debutoi me Arsenalin, më 25 shtator kundër Bolton, sfidë e fituar 5-1 nga “Topçinjtë”.

Moment historik për mbrojtësin shqiptar, që ka marrë shumë urime pas debutimit.

Sigurisht që më i veçanti ishte nga legjenda e Milanit, Paolo Maldini.

Ish-mbrojtësi komentoi “Urime Maldini” në postimin e Kacurrit, që mban emrin falë legjendës së Milanit.

“Moment krenarie për mua dhe familjen time që të debutoja me Arsenalin, eksperiencë e paharrueshme. Do vazhdojmë të punojmë”, shkruante Kacurri në postimin pas ndeshjes në “Carabao Cup”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu