Ka firmosur formularin për Kuvendin?/ Delegatja kërkesë Palokës: S’është e vërtetë 11:32 – 25/11/21 në Politike Koha: 1 min lexim A A 0

0

TIRANË

Delegatja e Partisë Demokratike, Freskida Rapo i është drejtuar sot me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ku i kërkohet t’i vihet në dispozicion formulari në të cilin thuhet se ajo ka hedhur firmën, për mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor.

Lajmi u bë i ditur pak ditë më parë, nga deputeti Agron Shehaj i cili shkoi në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat e njësisë që drejton, ndërsa Rapo u shpreh se firma e saj është falsifikuar.

“Kërkoj të më vini në dispozicion formularin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH-së, që sipas infirmacionit të dhënë nga deputeti i zonës elektorale nr 5, Agron Shehaj, rezulton i formosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë”, shkruan delegatja Freskida Rapo Hani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu