“Ka lënë dy vajza dhe një djalë!” Atentati në Shkodër/ Motra e Flutura Bashës: Fati i saj i keq! Po shkonin te toka e tyre në bujqësi

0

SHKODRA- Motra e Flutura Bashkës, viktimës së pafajshme të atentatit të ndodhur në Shkodër tha sot se ky ishte fati i tyrre i keq. Në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24, motra e Fluturës së ndjerë tha se ajo dhe bashkëshorti i sa, Bashkimi, kishin qenë duke shkuar te toka e tyre. Gjithashtu, ajo zbuloi se gjendja e Bashkim Bashës është e rëndë.

“Fati i saj i keq, në momente të keq. Bashkimi është keq. Akoma në gjendje rreziku. Po shkonin te toka e tyre në bujqësi. Ishte dëmtuar shumë kishte marrë shumë plagë. Nuk di çfarë të them. Fati i keq i saj. Ka lënë dy vajza dhe një djalë”, tha motra e viktimës.

Gjithçka ndodhi pasditen e së mërkurës në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë, teksa ndodhej me bashkëshortin e saj në një motor.

Ndërkohë, ky i fundit, identifikuar si Bashkim Basha është plagosuri rëndë. Në makinën e viktimava shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu