Ka marrë dy doza vaksine, Presidenti polak infektohet për herë të dytë me Covid-19

0

Presidenti polak, Andrzej Duda, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) për herë të dytë. Lajmi është dhënë nga Presidenca , e cila njoftoi zyrtarisht se Duda, 49-vjeç, nuk ka shfaqur simptoma të lidhura me virusin dhe gjendja e tij aktualisht është mirë. Duda kontraktoi koronavirusin edhe më parë në tetor të vitit 2020. Që atëherë ai ka marrë dy doza të vaksinës, si dhe dozën përforcuese muajin e kaluar.
Niedzielski, në një konferencë për media tha se momentalisht nuk do të vendosen kufizime të reja në vend, duke theksuar se të dhënat për llojin Omicron në Poloni do të bëhen të qarta në fund të janarit. Ai theksoi se rritjet e fundit të numrit të rasteve ditore ishin të përkohshme si pasojë e sezonit të festave, duke njoftuar planet për shtimin e numrit të shtretërve në spitale për pacientët me koronavirus në 60 mijë.

Marrë nga politico.eu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu