Ka marrë para nga Irani, sot seanca e parë e Erion Veliajt dhe Berishës në GJKKO

0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku do të marrë pjesë në seancën e parë të gjyqit kundër kreut të Foltores, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje.

Kryebashkiaku e ka paditur Berishën për shpifje për deklaratet që ka bërë ditët e fundit për lidhjet me Iranin. Berisha hodhi akuza akuza ndaj Veliajt për inceneratorin e Tiranës dhe të ashtuquajtura lidhje të tij me Iranin. Për këto akuza, ai ka paraqitur një padi penale pranë GJKKO-së.

Berisha deklaroi pak ditë më parë se Veliaj po pastron paratë e Gardës Revolucionare të Iranit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu