“Ka mbetur vetëm 5% jetë në Mariupol”, Zelenskyy: Focat ruse nuk po e ndalin sulmin

0

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy deklaron se aktualisht Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk mund të zhbllokojnë Mariupol-in me mjete ushtarake. Ai shprehu keqardhjen për një situatë katastrofike në Mariupol.

Sipas Liberation, ndërhyrjet e tij mediatike nga zyra e tij presidenciale në Kiev janë bërë një rutinë jetike për të komunikuar dhe treguar botës.

“Nuk është më as luftë, por më tepër një aksion terrorist nga ana e Federatës Ruse.deklaroi Kreu i Shtetit për dramën e këtij aglomerati të madh. Gjithçka u shkatërrua. 95% e ndërtesave, duke përfshirë shkollat, kopshtet, ambientet e banimit. Në këtë qytet ka mbetur 5% jetë. Rusët vazhdojnë të bombardojnë nga avionët, vazhdojnë goditjet e artilerisë, gjuajnë kudo”-tha Zelenskyy.

Edhe pse mëngjesin e kësaj të mërkure u gjet një marrëveshje paraprake mes dy kampeve për ngritjen e një korridori humanitar, presidenti Zelenskyy ishte skeptik për vërtetësinë.

“Për sa i përket korridoreve humanitare, ne i japim, disa njerëz arrijnë të ikin, por në shumicën e rasteve shtigjet janë të bllokuara. Mijëra njerëz janë ende atje përfshirë fëmijë dhe të moshuar,”-tha ai, duke iu referuar dështimeve të shumta të evakuimeve të sigurta të civilëve nga Mariupol.

I pyetur për marrëdhëniet e tij me Francën dhe mbështetjen e këtij fqinji evropian në këtë luftë, presidenti ukrainas përshëndeti “ndihmat diplomatike dhe humanitare”, por vuri në dukje, si zakonisht, mungesën e mbështetjes ushtarake.

“Unë e kuptoj ndikimin e parave ruse në ekonominë franceze, zhvilloi ai. E kuptoj që presioni i brendshëm duhet të jetë mjaft domethënës. Por Presidenti Macron dhe Franca duhet të zgjedhin, pasi është luftë, midis biznesit, parasë dhe luftës për liri, për të drejtat e njeriut, për jetën shumë thjesht”- tha Zelenskyy.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu