TIRANË- Avokati Geni Gjyzari gjatë fjalës së tij në konferencën për çështjen e Fredi Belerit ka akuzuar SPAK-un për standarde të dyfishta në rastin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Avokati foli edhe për seancën e djeshme që u ndërpre sipas tij për t’i dhënë kohë SPAK-ut të sistemonte problemet që ne evidentuan mbrojtja e Belerit.
“Nuk kishte ndodhur deri më sot të ndërpritej diskutimi përfundimtar pa arsye. Ne mbaruam konkluzionet. Vetëm Beleri do të fliste. Kuptohet pse u ndërpre. Për t’i dhënë edhe pak kohë SPAK të sistemonte problemet që ne evidentuam. Numri i lartë i njerëzve të vëzhguar janë më shumë se urdhri i prokurorit. Ndjekja penale ka nisur pa urdhrin e prokurorit. Në çështje janë disa standarde të dyfishta”, tha avokati.
Sipas tij, qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.
“SPAK duhet të hetojë edhe për shkelje të bëra nga punonjës të administratës, apo të policisë. Qëllimi i SPAK ka qenë të mbulojë veprimet e paligjshme të policisë.Kërkesa për leje është interpretuar në mënyrë të ndryshme. Ne kemi sjellë rastin e Mark Frrokut, i cili është lejuar të shkojë të votojë në parlament. Gjykata përmend një vendim të Gjykatës së Lartë, por për një rast kur nuk është lejuar. Ndërsa në një kërkim të bërë nga Berisha përmendet Frroku, por për rastet kur është lejuar për motive të veçanta”., u shpreh Gjyzari.