“Ka tentuar të më vrasë 3 herë”/ Trondit gazetarja shqiptare: Hashim Thaçin e kam paralajmëruar në 2007, pse janë të 3 në Hagë?

0

Gazetarja shqiptare Diana Rexhepi ka thënë në një intervistë për portalin kroat Glas Istre se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka tentuar ta vrasë tre herë.

Sipas mediave serbe, Rexhepi, e cila jeton dhe punon në Kroaci, ka thënë se nuk ka autoritet në Kosovë dhe se para së gjithash e ka kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi.

“Ish-presidenti i Kosovës, i cili tani është në Hagë, ka tentuar tre herë të më bëjë atentat, sigurisht që e kam kuptuar se kush ishte Hashim Thaçi, ndaj i kam paralajmëruar në vitin 2017 me një postim: “Nëse zgjidhni. këtë njeri si president (duke iu referuar Hashim Thaçit) dijeni se do ta keni në Kosovë Situata e Luigjit të IV: Shteti, ky jam unë. Dhe doli. Pse janë të tre në Hagë? Thaçi, Veselji, Selimi? Sepse e penguan luftën në Kosovë, jo sepse bënë krim lufte. Dhe në Hagë akuzohen për vrasjen e shqiptarëve, që sigurisht është e vërtetë. Është turp që do të jenë të parët në Hagë që do të gjykohen për vrasjen e bashkatdhetarëve të tyre”, ka thënë Rexhepi.

Ajo tha gjithashtu se shumica e kolegëve të saj në Kroaci e konsiderojnë të djathtë, por se nuk e di pse.

“Unë e kam përkrahur pa kushte pavarësinë e Kroacisë dhe Kosovës, po, por nuk ka të bëjë me të djathtën. Jugosllavia u shkatërrua bashkë me të të gjitha strukturat”, tha ndër të tjera Rexhepi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu