KORÇË- Procedohen në gjendje të lirë tre persona në Maliq dhe Devoll. Mësohet se dy gra/vajza të moshave 57 dhe 26 vjeçe, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.
Gjithashtu 51-vjeçari P.G ka dhunuar fizikisht një 35-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Me rastet do të merret Prokuroria Korçë.
Njoftimi i Policisë:
Qarku Korçë
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset G. R., 57 vjeçe dhe S. Xh., 26 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. G., 51 vjeç, banues në Bilisht, pasi në PKK Kapshticë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht një 35-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.