Elbasani nuk shkoi më shumë sesa një barazim në duelin me Egnatian, që gjithsesi i dha mundësinë të qëndrojë sërish në krye me pikë të barabarta me Vllazninë. Një tri pikësh do t’i jepte kreun e vetme, por duke parë sesi shkoi ndeshja edhe një pikë shihet pozitivisht. Ish futbollisti i verdhebluve Mardian Kacollja, analizon këtë përballje, ku sipas tij, episodi i kartonit të kuq për sulmuesin Boje në startin e sfidës, ndikoi në vazhdimësinë e lojës.
Kacollja ndalet edhe tek gara për titullin kampion. Sipas ish mbrojtësit elbasanas, skuadra i ka mundësitë ta tentojë deri në fund, ndonëse edhe Vllaznia është një kundërshtar me potencial.
Përballja e radhës është me Dinamon. Për Kacollen, pritet një duel i vështirë, por Elbasani i ka mundësitë për të dalë me një fitore.
Elbasani ndodhet në pozita komode në klasifikim, pasi ndaj kreun me pikë të barabarta me Vllazninë, ndërsa ambiciet për t’u shpallur kampion sa vijnë e rriten.





