Kadilli i kundërvihet sy për sy Berishës. Ja si i përgjigjet ish-kryeministri

0

Ish-kandidati për kreun PD-së, Fatbardh Kadilli ka komentuar përjashtimin e Berishës nga grupi i parlamentar i kësaj partie.

Në emisonin Opinion përballë ish-kryeministrit Berisha, Kadilli u shpreh se ky i fundit është viktimë e modelit politik që ka krijuar në 30 vite, si dhe viktimë e një skuthi që nuk foli kur duhet të fliste të ndaluar kryetarokracinë.

PJESË NGA DEBATI

Berisha: Cilat kanë qenë qëndrimet ndaj Bashës unë ua shpjegova…Kam mbajtur qëndrimet që më ka takuar të mbaj. Sa i përket dorëheqjeve, për mua ligji i artë është “po humbe zgjedhjet jep dorëheqjen”.

Kadilli: Por nuk e thatë asnjëherë z.Berisha kur humbi zgjedhjet. Më vjen keq që duhet të ndërhyj…

Berisha: Realisht e kam thënë me dhjetëra herë.

Kadilli: Tre muaj para zgjedhjeve e thatë, por më mbrapa jo. Sot jeni viktime e një skuthi i cili nuk pati kurajo të flasë kur duhet të fliste. Unë kam dashur që ju të iknit vetë. Kryetari i partisë nuk duhet të fliste sot në mesnatë por për dy muaj me radhë. Sovraniteti i një partie me gjithë respekti nuk është vetëm kur nënshtrohet para një presioni ndërkombëtar, por edhe kur e nënshtron partinë tënde. Kjo parti është shndërruar ndaj asaj që quhet kryetarokraci. Ju jeni viktima e modelit që keni krijuar për 30 vjet. Prodhuar një zgjatim përtac. Ju jeni viktima e tij siç jemi të gjithë bashkë. Ju nuk reaguar me të njëjtën forcë kur zgjedhjet prodhuan të njëjtin kryeministër, të njëjtin kryetari partie në opozitë. Premtimi i z.Berisha ishte që do të fliste kur të shihte humbjen e dyte rresht të njëjtin kryeministër dhe kryetar partie, dy herë resht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu