Në doganën e Kakavijës gjatë kësaj të diele ka vazhduar fluksi i lëvizjes për pushimet verore në të dyja krahët e kufirit me Greqinë.
Drejtoria e Policisë Kufitare në Gjirokastër pohoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare 9 690 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj ndërsa kanë udhëtuar në drejtim të shtetit grek 3 903 persona.I konsiderueshëm ka qenë edhe qarkullimi i automjeteve ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në të dyja anët e kufirit u regjistruan 4 400 mjete kryesisht me emigrantë dhe turistë.
Policia shqiptare vazhdon të bashkëpunojë me palën greke për evitimin e radhëve të pritjes në sportelet e kontrollit të dokumenteve.
Gjatë fundjavës në disa momente pati radhë të gjata pritje në tokën greke çka bëri që pala greke të rrisë numri e sporteleve të dokumenteve.