Kalimtari gjen në plazh 30 çanta me kokainë me vlerë 90 mln paund

0

90 milionë paund kokainë është gjetur e braktisur në një plazh të West Wales. E ndarë me rreth 30 çanta të zeza, me nga 1 kile secila, u zbuluan nga person që po bëntë xhiron e mëngjesit. Thasët e zinj, të cilët ishin lidhur së bashku me litar dhe bidona bosh për të lëvizur, kishin përfunduar në breg, ndërsa brenda, blloqet e drogës ishin të etiketuara me emrin e markës së modës Dior.

“Isha jashtë duke bërë shëtitjen time herët në mëngjes kur pashë diçka në plazh. Isha i intriguar dhe iu afrova dhe e kuptova se çfarë ishte pothuajse menjëherë,”-tha ai për Dailymail.

Në fillim të këtij viti, kokaina që shpërtheu në Gjirin e Meksikës të SHBA-së u markua me ‘Dior’ dhe paketat e kokainës së vitit të kaluar në Australi shfaqnin gjithashtu emrin e shtëpisë së modës.

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet se qarkullon më shumë se 25.7 milionë paund në ditë, sipas vlerësimit më të fundit të kërcënimit strategjik të Agjencisë Kombëtare të Krimit. Shifrat e publikuara nga agjencia në fillim të këtij viti zbuluan se si konfiskimet e kokainës në mbarë vendin janë rritur me 161 përqind midis fillimit të vitit 2020 dhe fillimit të vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu