Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko i tha BBC-së se “i gjithë kombi po e mund Putinin”, ndërsa ai u kërkon bashkëqytetarëve të tij që të mos dorëzohen kurrë. Në fjalën e tij, me kallashnikov në duar, ai tha se presidenti rus Vladimir Putin ishte një kriminel lufte dhe se nuk do e pushtonte dot kurrë Ukrainën.
“Se humbasim Kievin. Putin ta harrojë. Gjithë kombi ynë po e mund Putinin dhe ai mund të na rrethojë sa të dojë. Mund të na fikë dritat, por s’e vret dot shpirtin ukrainas. Ka frikë të vijë se i gjithë kombi e urren. Është kriminel lufte dhe do të mbajë përgjegjësi në Hagë,”-tha në fjalën e tij Poroshenko.
Poroshenko ishte president i Ukrainës për pesë vjet, derisa Volodymyr Zelenskyy fitoi një rezultat më të thellë në zgjedhjet e vitit 2019.