“Kam futur varësen e vajzës së Arjolës në gojë…”, ish-banori zbulon detaje që kamerat nuk i kishin kapur

0

Ish-banori i Big Brother VIP, Meridian Ramçaj ka zbuluar disa detaje të cilat nuk ishin vënë re nga kamerat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ramçaj zbuloi se në natën kur u fut ai në shtëpinë e Big Brother VIP, kishte pasur një varëse të vajës së Arjolës në gojë të cilën produksioni nuk kishte arritur t’ia dallonte.

Ai tha se ia ka dorëzuar Arjolës, pa rënë në sy, duke i dhënë asaj një mesazh që fëmijët ishin mirë.

“Natën që u futa, unë kam rrezikuar shumë. Një natë para se të futem në shtëpinë e Big Brother VIP, takova gocën e Arjolës dhe ajo më dha një varëse të saj, ku më pas kur unë u hyra në BB e futa nën gjuhë dhe ia dorëzova Arjolës”, tha Ramçaj derisa po fliste për raportin e tij me Arjolën pasi kjo e fundit kishte thënë që Meridiani nuk i ishte afruar.

Gjithashtu në fillim të spektaklit Meridiani kritikoi edhe produksionin për mos kujdesin ndaj të ftuarve të cilët i kanë dhënë informacione Donaldit sa herë janë futur në shtëpinë e Big Brother VIP.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu