“Kam parë tmerr, nëna me foshnje që…”, flet i riu që u largua me gomone në Britani

0

TIRANË- Të shumtë janë shqiptarët që kanë marrë rrezikun përsipër dhe kanë shkuar drejt Britanisë së Madhe me gomone. I tillë është edhe Andi Allushi. I riu nga Tirana rrëfeu gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan të gjitha peripecitë për të shkuar në Angli.

Allushi u shpreh se ka bërë 5 orë me gomone dhe gjatë lundrimit në det janë shoqëruar edhe nga policia franceze e cila nuk i ka ndaluar, por thjesht i kanë kontrolluar. Ai tregoi se pagesa e udhëtimit iu bëhet sekserëve në momentin që kalohen ujërat detare të Francës. Në të kundërt, Allushi tha se nuk paguhet asgjë.

Blendi Fevziu: Ke shpresë të marrësh gruan dhe fëmijën?

Andi Allushi: Të them të drejtën kam shpresë, por me gomone jo është shumë e vështirë. Kam parë tmerr me familjarë me fëmijë të vegjël. Kam parë nënë me foshnje, nuk i kishte 1 vjeç fëmija. 8 orë, ka pasur raste ka shkuar edhe nga 12 deri në 13 orë. Kishte lloj-lloj kombësie, afganë, arabë, iranianë, irakenë.

Allushi u shpreh se pasi zbritën në Britani autoritetet i kanë dërguar në hotele të ndryshme personat që ndodheshin në gomone.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu