Zëdhënesja e PD, Ina Zhupa ka dalë për një deklaratë për mediat ku ka publikuar një video të siguruar ku shihet se ish deputeti Tom Doshi, në një takim me mbështetësit e tij, ua bën të qartë se do të takohej me qytetarët shkodranë të cilëve do u kërkonte të jepnin votën për kandidaten socialiste, Majlinda Agoni.
Ina Zhupa: Tom Doshi është i plotfuqishmi i Edi Ramës në Shkodër. Ai kontrollon gjithçka, çdo tender dhe emërim. Siç e konfirmon ai vetë në videon e siguruar, Doshi ka marrë pjesë në përzgjedhjen e kandidates së PS në Shkodër.
Fjalimi i Doshit në videon e siguruar: Pra unë çdo takim që do ta bëj, unë do e bëj vetëm me mbështetësit e mi, kudo në Shkodër, Velipojë, Postribë, Anë të Malit, Shalë, Shoshë, Pult. Pra do jap suportin që njerëzit ta kuptojnë se unë mbështes kandidaten e PS në Shkodër. Edhe që është përzgjedhur ajo, unë kam pasur ndikimin tim se ka pasur edhe të tjerë që kanë lakmuar për ta pasur atë vend.
Ina Zhupa: Edhe pse është shpallur non-grata në SHBA, Edi Rama vazhdon ta përdorë Tom Doshin për të shantazhuar dhe blerë vota, duke e emëruar si shefin politik të PS në Shkodër. A ka posthërim më të madh për socialistët shkodranë që edhe kandidatin e tyre për kryetar bashkie ta zgjedhë Tom Doshi? Edi Rama nuk ndahet dot nga të inkriminuarit. Socialistët kanë mundësi që në 6 mars të mos e pranojnë këtë.