“Kam pasur pëlqim për Luizin”/ Tea: Ai flirtonte shpesh me mua, unë mendoj se BBVip e fiton…

0

E ftuar në S’e luan Topi në Top Channel, Tea tregoi nëse realisht ka pasur një pëlqim për Luizin ashtu sic është interpretuar nga jashtë.

“Unë kam folur gjërë e gjatë për këtë, e erdhi një pikë sa thashë hajt më se s’po e mohoj të mendojnë ça të duan.

U krijua një perceptim se unë kam një pëlqim për Luizin. Jo, unë nuk kam pasur pëlqim për Luizin, po sa do e mohoj, nuk ma beson njeri.

Erdhi pika që thashë hajde po bëj sikur ishte e vërtetë. Ai flirtonte shpesh me mua, por e kishte pjesë të karakterit, kështu është ai, nuk e bën vetëm me mua,” tha Tea.

Po ashtu ajo tregoi se kush mund ta fitojë BBVip: “Duke parë pëlqyeshmërinë që ka jashtë mendoj se Luizi e fiton”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu