Kandidatja për presidente Kamala Harris ka refuzuar të bëjë një fjalim publik pas daljes së rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale në Universitetin Howard në Uashington, DC.
Në vend të saj, bashkëkryetari i fushatës Harris-Walz, Cedric Richmond, mbajti një fjalim në universitet, duke i bërë thirrje mbështetësve të qëndrojnë të motivuar dhe të presin rezultatet përfundimtare. Harris pritet të flasë gjatë ditës, megjithatë, fillimisht kishte planifikuar të shikonte rezultatet nga alma mater i saj, Universiteti Howard.
Ndërkohë, tre burime të afërta me kampin e Harris kanë shprehur shqetësime serioze për mundësinë e fitores, duke theksuar se rruga e saj drejt një fitorje është shumë e ngushtë dhe se kjo mund të jetë një sfidë e madhe për t’u kapërcyer.
Një burim pranë fushatës tha për Fox News: “Rruga e saj është kaq e ngushtë dhe ajo nuk po bën atë që duhet të bëjë në shtetet kyçe si Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin. Sondazhet e daljes që kam parë janë të sakta, por duhet të shohim një rezultat papritmas që do të na japë shpresë.
” Një burim tjetër shtoi: “Numrat e Trump janë më të larta se sa pritej në qarqet ku ai duhet të humbte me diferencë më të madhe, në shtetet si PA dhe MI.” Një burim i tretë, gjithashtu i afërt me fushatën, shprehu dëshpërim, duke thënë: “Unë mendoj se ne po e humbim këtë.”