“Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka!” Vr*asja e 14-vjeçarit në Tiranë/ Konflikti nisi me grushte, më pas u përdor thika

0

TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë. Në konflikt dyshohet se ishin të përfshirë 5 të mitur, 3 prej të cilëve dyshohet se janë autorë të ngjarjes së rëndë. Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një rrugicë, rreth 150 metra larg shkollës “Fan S.Noli” nga ku bëhet me dije se kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë nga policia, tregojnë se viktima dhe i plagosuri janë sulmuar nga 3 bashkëmoshatarë të tyre fillimisht me grushte dhe më pas janë goditur me thikë.

Gjithashtu dyshohet se konflikti ka nisur në rrjetet sociale teksa Policia ka identifikuar 3 personat që dyshohet se janë autorë të krimit, njëri prej të cilëve është shoqëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu