NORVEGJI- Skandal në divizionin e parë norvegjez të futbollit. Një portier akuzohet se ka zvogëluar madhësinë e portës gjatë ndeshjeve në shtëpi. Protagonisti është portieri i Viking Fk, islandezi Patrik Gunnarsson, dikur ka luajtur me Brentford. Në dy ndeshjet e fundit kundër Jerv dhe HamKam në SR-Bank Arena, portieri nga zhvendosur shtyllat nga brenda. Por si e bëri atë? Para fillimit të ndeshjes, ndihmësi i arbitrit bëri kontrollet e zakonshme. Megjithatë, menjëherë më pas, kur zyrtari u largua, portieri mori masa dhe lëvizi shtyllat.
Dimensionet standarde të kërkuara në portat profesionale janë 7 metra e 32 centimetra, por Gunnarsson, siç raportohet nga gazeta norvegjeze Aftenbladet, e zvogëloi portën me të paktën 15-20 centimetra. Aftenbladet ka postuar edhe video të portierit në aksion me truket e tij.
Megjithatë, 21-vjeçari mohon gjithçka dhe thotë se ishte thjesht një ritual para ndeshjes: “Është thjesht një ritual që e kam para ndeshjeve. Ky gjest më bën të ndihem i qetë. Nuk ka asgjë më shumë. Thjesht godas pak shtyllat”.
Arquero islandés Patrik Gunnarsson del Viking FK achica los arcos antes de cada partido. pic.twitter.com/aZjzhcy0Rg
— perroencancha (@Perro_en_Cancha) May 31, 2022