Kamionçina përplas 40-vjeçarin. Niset urgjent drejt Traumës (EMRI)

0

Arben Kanaçi, 40-vjeç, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të shumta që ka marrë pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në dalje të qytetit të Beratit. 40-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën, por një automjet e ka përplasur dhe e ka tërhequr zvarrë.

Drejtuesi i mjetit është larguar bashkë me makinën nga vendi i ngjarjes duke e lënë qytetarin të plagosur në rrugë. Ai është parë nga këmbësorët të cilët kanë lajmëruar policinë e ambulancën që e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Berat/Informacion paraprak

Më datë 11.03.2023, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ish Dogana”, automjeti tip kamionçinë , me drejtues shtetasin A.E., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin A.K., 40 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu