Kamioni del nga rruga në Shkodër, plagoset 28-vjeçari

0

Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi kamioni që ai drejtonte ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur te “Ura e Shtrenjtë” në Shkodër, ku dyshohet se ai ka humbur kontrollin e mjetit.

Shoferi është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu