Kamioni humbet kontrollin dhe merr flakë në autostradën Vlorë-Fier

0

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një kamion ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka përfunduar në tokat kah rrugës.

Si pasojë e përplasjes është përfshirë nga flakët kabina e kamionit. Për fat shoferi ka mundur të dalë në kohë dhe nuk është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mifol, ndërkohë në vendngjarje kanë ardhur forcat zjarrfikëse të cilat po shuajnë flakët e kamionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu