Një aksident i rëndë nka ndodhur në rrugën “Tom Plezha”, në lagjen ‘Astir’, në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një kamion ka përplasur një vajzë të mitur 14-vjeçare.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë ndihmën e parë të miturës, e cila është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.