Kamioni përmbyset në rrugë, shpëton mrekullisht shoferi

0

Një kamion është përmbysur në rrugë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë, ndërsa nga sa mësohet shoferi ka arritur të shpëtojë për mrekulli. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është larguar nga spitali.

Dyshohet se shkak është manovra e gabuar e drejtuesit dhe shpejtësia në kthesë. Për shkak edhe të peshës së rëndë kamioni është anuar dhe më pas është rrëzuar .

Aktualisht rruga ku ka ndodhur ngjarja është e bllokuar. Ndërkohë po punohet për heqjen e kamionit nga rruga për rinisjen e qarkullimit në këtë zonë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu