ROTTERDAM- Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Holandë. Mediat shkruajnë se një kamion është përplasur me njerëzit që ishin mbledhur në një ‘barbekju’ në një zonë rezidenciale rurale në Rotterdam.
“Në kohën e ngjarjes së rëndë, shumë banorë të zonës rezidenciale ishin mbledhur në një barbekju të hapur,”- tha kreu i policisë së Rotterdam.
Zyrtarët thanë se ishin ende duke hetuar shkaqet e mundshme të daljes tragjike të kamionit nga rruga në qytezën Nieuë-Beijerland në jug të Rotterdam, që më pas u përmbys në një rrëpirë rreth orës lokale 19.00
Të plagosurit u dërguan në spital. Shoferi megjithëse i shokuar raportohej i palënduar dhe po merret në pyetje nga policia. Në vendngjarje shiheshin tavolina të përmbysura dhe objekte të shkatërruara të piknikut.