IZRAEL- Të paktën 33 persona janë plagosur kur një kamion u përplas me një stacion autobusi pranë Glilot në Izraelin qendror të dielën në mëngjes. Policia ka shtuar forcat në zonën, që ndodhet në veri të Tel Avivit, dhe u ka kërkuar shoferëve të shmangin kalimin nëpër zonë
Shërbimi izraelit i emergjencës fillimisht njoftoi se dhjetëra të plagosur po trajtohen me ndihmë mjekësore. Më pas në një njoftim të dytë, shefi i shërbimit të ambulancës izraelite, Magen David Adom tha se janë 33 persona u dërguan në spital, 6 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa njëri ka ndërruar jetë.
Mediat lokale raportuan se disa nga të plagosurit ishin pensionistë që sapo kishin zbritur nga një autobus në stacionin e autobusit për të vizituar një muze në zonë. Sipas Times of Israel, autoritetet po e shqyrtojnë incidentin si një akt terrorist.
Zona Glilot është shtëpia e selisë së Mossad-it, së bashku me disa njësi të inteligjencës IDF, duke përfshirë grupin e profilit të lartë “Njësia 8200” e sinjaleve të inteligjencës.