Kampionati i përbashkët me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi me reagim të fortë: Do t’ju mallkojë historia dhe gjaku i dëshmorëve

0

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas zyrtarizimit të kampionatit evropian të futbollit për moshat nën 21-vjeç nga Serbia në bashkëpunim me Shqipërinë.

Tifogrupi më i madh i kombëtares shqiptare të futbollit e dënon këtë vendim, duke thënë se ata të cilët u dakordësuan do të mallkohen nga historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur.

Mbetet për t’u parë nëse tifozat tashmë do të bojkotojnë të gjitha ndeshjes e kombëtares, ashtu siç është paralajmëruar më herët.