SPANJE – Rasti i Luis Rubiales po bën gjithë Spanjën “ të flasë”. Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës ka puthur në buzë Jenny Hermoso gjatë dhënies së Kupës së Botës në Australi dhe thjesht ka kërkuar falje.
Teksa të gjithë kërkonin dorëheqjen e tij dhe FIFA nisi hetimet, ai nuk dha dorëheqjen dhe foli për “gjueti shtrigash” dhe “vrasje sociale” ndërsa e quajti… puthjen humbje!
🚨 Las jugadoras de la @SEFutbolFem, campeonas del mundo y otras futbolistas, en apoyo a @Jennihermoso , manifiestan su firme condena ante conductas que han atentado contra la dignidad de las mujeres.
El comunicado queda abierto a las futbolistas que se quieran adherir#seacabo pic.twitter.com/PW91SW9Ts0— FUTPRO (@futpro_es) August 25, 2023
Kampionët e Botës pas refuzimit të dorëheqjes vendosën të abstenojnë nga të gjitha veprimet e kombëtares derisa Rubiales të largohet nga posti.
Në njoftimin që ata kanë lëshuar ka një deklaratë nga Hermoso ku ndër të tjera thuhet: “Dua të sqaroj se siç shihet në pamjet, në asnjë moment nuk kam dhënë pëlqimin për puthjen që më ka dhënë dhe sigurisht në asnjë mënyrë nuk po e bëj me qëllim që të heqin presidentin. Nuk toleroj që fjala ime të vihet në dyshim”.
Njoftimi është nënshkruar nga gjithsej 81 lojtare (të gjithë ato që janë thirrur në Kombëtare), duke përfshirë të gjithë yjet, si Pouteillas, Carmona apo Parajuejo dhe mbetet për t’u parë se cili do të jetë zhvillimi i radhës.
“Pas gjithçkaje që ndodhi gjatë ceremonisë së medaljeve në Kupën e Botës për femra, duam të themi se të gjithë lojtarët nënshkrues të