Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. A. 37 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një pjesë toke, në pronësi të shtetasit A. H., 71 vjeç;
-një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacione paraprake
-Në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. T. ka aksidentuar lehtë shtetasen M. B. dhe fëmijën e saj 4 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-Në aksin rrugor “Papër-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. K., 33 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore përkatëse po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.