Kancelari austriak infektohet me COVID-19: Nuk rrezikohem, jam vaksinuar

0

Kancelari austriak, Karl Nehammer ka rezultuar pozitivë me koronavirus.

Nehammer u infektua pas kontaktit me një anëtar të ekipit të tij të sigurisë i cili ishte prekur nga virusi.

Kancelari austriak është karantinuar pasi mori përgjigje pozitive për COVID, ndërsa vendosi që të mos ndërpresë punën, por të vijojë nga shtëpia.

Gjithashtu të gjithë kontaktet e tij janë njoftuar për të marrë masat e duhura.

‘Unë jam vaksinuar me tre doza dhe në këtë mënyrë jam i mbrojtur nga një format e rënda të COVID’, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu