Kandidate e PS-së për bashkinë e Shkodrës, Majlinda Angoni: I kam dorëzuar Ramës dorëheqjen time…

0

Majlinda Angoni ditën e sotme i ka përcjellë kryeministrit Edi Rama dorëheqjen nga drejtimi i Prefekturës të Qarkut Shkodër.

Ky veprim i hap rrugën kandidaturës së Majlindës Angonit për kryebashkiake të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të 6 Marsit 2022 nën siglën e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit Rama, ndërsa shton se mbajtja e detyrës së Prefektes ka qenë një privilegj i madh për të.

Reagimi nga Majlinda Angoni:
Pas një periudhe intensive në drejtimin e Prefekturës të Qarkut Shkodër, i kam përcjellë sot kryeministrit Rama dorëheqjen time nga ky funksion publik për t’i hapur rrugë kandidaturës time për kryebashkiake të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet vendore të 6 Marsit 2022.
Mbajtja e detyrës së prefektit të Qarkut të Shkodrës ka qënë për mua nder, privilegj dhe përgjegjësi.
Jam ndjerë vërtet e nderuar të ushtroj këtë funksion publik në vendlindjen time, për t’i shërbyer e për t’iu përgjigjur nevojave të çdo qytetari i kudo ndodhur në gjithë territorin e qarkut.

Ndonëse në një periudhë të ngjeshur, edhe pse intensive kam vënë në dispozicion të gjithë potencialin tim me gjithë forcat e mia për të qënë në lartësinë e detyrës.

Menaxhimi i mirë i emergjencave stinore, krizës së përmbytjes dhe situatës së zjarreve që prekën territorin e qarkut, lobimi për hapjen e rrugës së Thethit që pas 30 vitesh e bën këtë destinacion të aksesueshëm për turistët dimëror, si dhe sigurimi i asistencës teknike dhe mbështetjes financiare nga donatorë vendas e të huaj për të mbështetur logjistikën tonë të emergjencave civile janë disa nga kompetencat e Prefektit që i kam përmbushur me sukses.

Mirënjohës çdo punonjësi të këtij institucioni që nuk ka kursyer në asnjë moment devotshmërinë dhe përgjegjësinë që i ka dhënë detyra.
Sot nis një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe publike duke marrë një tjetër përgjegjësi të madhe siç është sfida, për kandidimin në bashkinë e Shkodrës për të përmbushur më shumë sfidat që kanë banorët e Bashkisë Shkodër.
Mirënjohje dhe falenderim për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu